Sot vazhdon seanca gjyqësore ndaj katër deputetëve të Vetëvendosjes Albin Kurti, Donika Kadaj-Bujupi, Faton Topalli dhe Albulena Haxhiu, për hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës.
Në seancën e fundit trupi gjykues ka refuzuar kërkesën e palëve mbrojtëse, duke mbetur në fuqi aktvendimi për caktimin e masës së paraburgimit për deputetët Albin Kurti dhe Donika Kadaj-Bujupi, kurse ndaj dy deputetëve tjerë nuk është caktuar masa e paraburgimit, raporton KP.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë seancën e sotme priten të dëshmojnë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli dhe deputetët Bekim Haxhiu e Armend Zemaj.