Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

EUROPOL lidh Marrëveshje Pune me Kosovën

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, priti në takim delegacionin e nivelit të lartë të BE-së, i udhëhequr nga Pedro Serrano, zëvendës sekretar i përgjithshëm për politikat e përbashkëta te sigurisë, dhe mbrojtjes dhe reagimit ndaj krizave.

Në takim ishin prezentë, shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova dhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Shpend Maxhuni.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme zv. Drejtori i përgjithshëm për siguri në BE, Olivier Onidi në këtë takim njoftoi zyrtarisht ministrin Sefaj, se në mbledhjen e djeshme të bordit menaxhues të EUROPOL-it është vendosur që Kosova te jete ne listën prioritare nga shtetet anëtare te EUROPOL-it me te cilën EUROPOL do të lidh Marrëveshje Pune.

“Vendosja dhe aprovimi i Kosovës në listën e prioritare nga shtetet anëtare dhe aprovimi nga ana e Bordit Menaxhues të EUROPOL-it ka ardhur edhe si rezultat i punës së vazhdueshme që MPB në bashkëpunim dhe koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës, ILEC-un, MPJ-në dhe Zyrën e Kryeministrit”, thuhet në njoftimin për media nga kjo Ministri.

Sipas saj, gjithashtu në këtë takim u diskutua për zbatimin e strategjisë kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm.

“Ministri Sefaj shprehi përkushtimin e tij për të luftuar në çdo formë të mundshme terrorizmin dhe ekstremizmin e dhunshëm si dhe çdo lloj kërcënimi për sigurinë shtetërore, krimeve të të gjitha llojeve e posaçërisht atyre trans-kufitare”, thuhet në njoftim.

Gjithashtu u prezantuan nga ana e Policisë së Kosovës, të arriturat e tyre në parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm që shpie në terrorizëm.

Anëtarësimi i institucioneve të sigurisë së Kosovës në organizatat ndërkombëtare dhe rritja e bashkëpunimit ndërkombëtar ka qenë prioritet i ministrit të Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, që nga dita e parë e marrjes së detyrës së ministrit, thuhet në njoftim.