Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj s’e di kur do të procedohet në Kuvend Projektligji për Qeverinë

Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj nuk ka dhënë datë se kur në Kuvend do të vijë projektligji për Qeverinë e Republikës së Kosovës. Ai duke iu përgjigjur pyetjes së deputetes së Vetëvendosjes Albulena Haxhiu se a kanë paraparë me projektligjin e ri të ulet numri i zëvendësministrave në Qeveri, transmeton KTV.

Haradinaj tha se atë projektligj do ta sjellin në kohën kur do të ketë dakordim politik mes të gjitha palëve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

"Sot partitë e koalicionit që kemi formuar qeverinë, kuptohet që i kanë pritjet e veta për përfaqësim. Nesër nëse kjo është e kornizuar e ne e votojmë në parlament, por që hyn në fuqi për një qeveri e ardhshme do të ishte formulë e duhur" ka thënë Haradinaj.

Ai ka folur edhe për numrin e zëvendësministrave dhe ka thënë se nuk mund të krenohet me këtë, por është numri i njëjtë sikurse në qeverinë e kaluar.

"Nuk lavdërohem me këtë numër është por është ende nën numrin e qeverisë së kaluar, por as ky nuk është arsyetim. Diku 74 ose 76 ka pasur qeveria e kaluar, por nuk kanë bërë zhurmë, e ka të dhëna për këtë. Në janar do ta marr obligim që këta zëvendës ta nxjerrin pagën e vetë duke u shërbyer qytetarëve", ka përfunduar kryeministri.