Sindikata e Re e KEK-ut dhe punëmarrësit e tjerë të kësaj korporate kishin paralajmëruar një protestë për sot me fillim nga ora 12:00, mirëpo, përmes një njoftimi të ri, kjo Sindikatë bën me dije se e ka anuluar protestën.
“Sindikata e Re e Korporatës Energjetike të Kosovës merr vendim që të prolongojë protestën deri në afatin e caktuar nga Kryeministri i Republikës së Kosovës si dhe zotimit të Menaxhmentit se punëtorët e KEK-ut do të jenë të sigurt në vendet e punës”, thotë kjo Sindikatë në njoftimin për media, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMegjithatë, SR e KEK-ut thotë se “nëse në afatin e caktuar nga Kryeministri nuk përmirësohet gjendja në KEK, protestat janë të pashmangshme”.