Përfshirjen e Aleksandër Lumezit në PDK, ish-kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi, kishte planifikuar ta bënte përmes Kongresit, raporton KTV.
Në përgjimin e radhës, Adem Grabovci i kishte sugjeruar Thaçit se kjo edhe mund të bëhej përmes kryesisë, të cilën Thaçi do të ishte mirë ta bënte personalisht.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNdërkohë, Kadri Veseli ka folur për herën e parë për përgjimet, ai nuk e ka mohuar diskutimin për përfshirjen e Lumezit në PDK, por ka thënë se është detyrë e partive politike të marrin kuadro të reja që sjellin rezultate.
Vetë Lumezi, në një intervistë ditëve të fundit, ka thënë se klanit “Pronto” i janë përzier kabllot, por rezultatet e kësaj afere do të shihen në janarin e 2018-ës.