Kosova shprehu solidaritetin në mbështetje të zonave të prekura nga përmbytjet e fundit në Shqipëri, duke dërguar një kontigjent të Forcave të Sigurisë, si dhe ndihma të shumta ushqimore.
“Me këto pamje të solidaritetit nga Kosova në mbështetje të zonave të përmbytura ju uroj një ditë mbarë”, shkruan të dielën Kryeministri Edi Rama në rrjetin social Facebook.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNjë kontigjent i FSK-së me 37 trupa, 19 automjete dhe 1 autokran Terex po merr pjesë në operacione humanitare në vendin tonë. Kontigjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës përbëhet nga njësi të Batalionit të Xhenios, të pajisur me mjete teknike për ndërtimin e urave lëvizëse, shkruan ATSh.
Ndërkohë nga Kosova kanë mbërritur javën e shkuar në vendin tonë edhe rreth 15 kontigjente me ndihma ushqimore për t’u ardhur në ndihmë zonave të Fierit dhe Vlorës, të cilat janë prekur më tepër nga përmbytjet e fundit. Po ashtu, rreth 500 persona nga Prizreni kanë përgatitur 500 pako me ndihma ushqimore elementare për t’iu ardhur në ndihmë banorëve .