Kryeministri Edi Rama ftoi sërish të enjten kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, për t’u ulur në bisedime lidhur me zgjedhjen e Prokurorit të Përgjithshëm.
“Lulzim Basha mos prit të ta lexojnë të huajt Kushtetutën e vendit, po eja të flasim shqip për Shqipërinë, siç e kemi për detyrë nga ata që na zgjodhën”, shkruan kryeministri Rama në rrjetin social “Facebook”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri Edi Rama i drejtoi edhe dje një ftesë opozitës për t’u ulur në dialog.
“Momenti kur diskutohet për mandatin e Prokurorit të Përgjithshëm, është sipas meje, momenti i duhur për të diskutuar, jo thjesht daljen nga situata e fundmandatit të prokurorit në detyrë dhe hyrjen në fazën e një mandati të përkohshëm me një prokuror të përkohshëm, po nisjen e një faze të re bashkëpunimi mes qeverisë e opozitës në vigjilje të vendimit për çeljen e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian”, deklaroi dje kryeministri Rama