“Të keni turp që keni ardhur, sepse ju nuk jeni të mirëseardhur, në e dimë shumë mirë kush jeni ju, ju me vratë sot për të tretën herë dhe ardhja juaja është provokim për neve”.
Me këto fjalë u është drejtuar disa qytetarëve të komunitetit serb, Asim Cenaj shërbyes civil në Komunën e Deçanit, në një takim mbajtur në dhjetor të vitit 2016, në sallën e asamblesë komunale, shkruan sot Koha Ditore.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoDeklaratat e tij drejtuar ish-banorëve të kësaj komune, janë bërë shkas për ngritjen e aktakuzës kundër tij nga Prokuroria e Komunës së Pejës. Vepra penale të cilën prokuroria pretendonte që e ka kryer Cena është nxitje e urrejtjes, përçarjes ose mostolerancës...
Rreth një vit më pas dy shkallët e gjykatës e kanë cilësuar aktakuzën të pabazë.
Avokati i Cenajt, Kujtim Kërveshi këtë aktakuzë e ka quajtur paushalle. Ai ka vlerësuar rastin kundër tij edhe si të “pakuptimtë”.
(Shkrimin e plotë lexojeni sot në Koha Ditore)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.