Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Veseli i quan pallavra deklaratat që e kundërshtojnë demarkacionin

Të gjithë shefat e grupeve parlamentare, kur kishin marrë ftesën për mbledhje urgjente të Kryesisë, ishin përgatitur se aty do të diskutohet për demarkacionin, raporton KTV.

Por, krejt për çështje tjetër doli të jetë thirrur mbledhja, për Komisionin për Stabilizim Asocciim.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Kadri Veseli u është kthyer deklaratave kundër atyre që mendojnë ndryshe për vijën kufitare me Malin e Zi.

Megjithëse është rezervuar të përmendë emra, ai ka thënë se duhet të lihen anash pallavrat, siç ka thënë ai, e Kuvendi të bëjë votat ta kalojë marrëveshjen.

Sipas tij, nëse duhet folur emocionalisht, atëherë kufiri do të duhej të mbrohej deri në Ulqin e Shkup.

Ndonëse janë partner të koalicionit, Bilall Sherifi i Nismës nuk la pa thumbuar PDK-në.

Për “Vetëvendosjen”, procedimi që i ka bërë Haradinaj marrëveshjes për demarkacion do të thotë ndryshim qëndrimi, ndaj kanë kërkuar sqarime nga i pari i Qeverisë. Kjo lëvizje ka kërkuar që raporti i Komisionit të ri të shndërrohet në Projektligj e të votohet në Kuvend.