Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Sefaj nënshkroi protokollin për bashkëpunim rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”

Ministri i Punëve të Brendshme, Flamur Sefaj, në kuadër të vizitës që pati dje në Republikën e Maqedonisë, qëndroi edhe për një vizitë në Ambasadën e Kosovës në Shkup, ku nënshkroi protokollin sa i përket bashkëpunimit rajonal në kuadër të iniciativës “MARRI”.

Me këtë protokoll është paraparë përmirësimi i procedurave për vendosjen e identitetit për Migrantët e parregullt, të realizuar në kuadër të Iniciativës Rajonale për Migrim, Azil dhe të Huaj “MARRI”, me seli në Shkup, ku Republika e Kosovës është anëtare e kësaj Iniciative.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Në bazë të këtij protokolli do të bëhet shkëmbimi i përkthyesve të gjuhëve të rralla për Migrantët për Shtetet Anëtare të “MARRI” dhe do të respektohet parimi i të drejtave dhe lirive të njeriut për të ju ofruar shërbimet e përkthimit për Migrantët në gjuhën e tyre.