Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Vrasja e arinjve është e papranueshme, reagojnë ashpër mbrojtësit e tyre

“Four Paws” dhe “Pylli i Arinjve Prishtina”, përmes një reagimi për media shprehin shqetësimin e thellë për vrasjen e dy këlyshëve dhe plagosjes së ariut që ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Bukosh të Suharekës.

Dyshohet se dy persona të pandërgjegjshëm kanë vrarë dy këlysh të arushës, ku gjithashtu mendohet që është plagosur edhe nëna e tyre.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Aktet e tilla janë shokuese, dhe të papranueshme. U bëjmë thirrje institucioneve përkatëse të reagojnë ndaj këtij rasti. Rastet e tilla mizore duhet të kenë pasoja ligjore”, citohet të ketë thënë Afrim Mahmuti, drejtor në “Pyllin e Arinjve Prishtina”.

Ligji e specifikon qartë që vrasja e kafshëve të egra, veçanërisht arinjve dënohet me 6-8 vite në burg. Ariu i murrmë është kafshë e egër, e rrezikuar për të shkuar drejt zhdukjes.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme në sensibilizim dhe edukim të masës sa i përket trajtimit te kafshëve, sigurisht që një imazh të tillë si një vend ku vriten kafshët dhe individët shpëtojnë pa pasoja ligjore, shteti jonë nuk dëshiron ta përcjellë”, ka thënë tutje ai.

Fondacioni Four Paws dhe Pylli i Arinjve Prishtina veprojnë në Kosovë që nga viti 2013, ku përmes strehimit të 19 arinjve në Pyllin e Arinjve Prishtina dhe trajtimit të tyre në kushte të përshtatshme për specien e tyre, kanë arritur që ta zhdukin problemin e arinjve të mbajtur në robëri.

Image