Ministri i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka pritur sot në takim Drejtorin e Agjencisë Kundër Korrupsionit, z. Shaip Havolli, me të cilin kanë biseduar lidhur me bashkëpunimin institucional në luftën kundër korrupsionit, njofton komunikata ministrore, transmeton Koha.net.
Tahiri e ka informuar Havolli për ndryshimin dhe plotësimin e legjislacionit kundër korrupsionit, me theks të veçantë për Koncept Dokumentin për fushën e Agjencisë Kundër Korrupsionit dhe për deklarimin, prejardhjen e pasurisë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Janë të domosdoshme përpjekjet e përbashkëta nga Agjencia Kundër Korrupsionit dhe mekanizmat tjerë të sistemit të drejtësisë që kanë për mision luftën kundër korrupsionit, në mënyrë që të ndërtohet një sistem i fuqishëm institucional që prodhon rezultate konkrete në këtë luftë dhe përfundimisht krijon dhe rritë besimin tek qytetarët e Republikës së Kosovës” ka theksuar Tahiri.
Nga ana e tij, Havolli ka shprehur përkushtimin e Agjencisë që të marrin pjesë aktivisht në ndryshimet e legjislacionit, duke shprehur përkushtimin që edhe në të ardhmen të thellojnë bashkëpunimin.