Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli përmes një postimi në Facebook ka thënë se është i shqetësuar për gjendjen e rëndë në Shqipëri të shkaktuar nga vërshimet, përderisa ka ofruar mbështetjen institucionale.
Ai ka thënë se Forca e Sigurisë së Kosovës është në gjendje gatishmërie për t’iu dalë në ndihmë qytetarëve të Shqipërisë në zonat e përmbytura, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“I shqetësuar me gjendjen e rëndë në Shqipëri, pas vërshimeve që kanë përfshirë pjesë të mëdha të territorit atje. Institucionet e Kosovës, përfshirë trupat e Forcës së Sigurisë së Kosovës, janë në gjendje gatishmërie për t’u dalë në ndihmë qytetarëve në zonat e përmbytura nga moti i keq. Mendjet dhe zemrat tona janë me ta, shpresoj që kjo gjendje e krijuar nga reshjet të tejkalohet sa më parë”, ka shkruar Veseli.