Ministri i Jashtëm Behgjet Pacolli, në Washington është pritur në Departamentin Amerikan të Shtetit nga ndihmës sekretari i Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Wess Mitchel, i cili shoqërohej edhe nga zëvendësndihmës sekretari i Shtetit, z. Hoyt Yee.
Në takimi është diskutuar mbi nivelin e marrëdhënieve në mes dy vendeve, duke përfshirë çështjet më prioritare, zhvillimet e gjithëmbarshme politike në rajon, si dhe nevojën e rritjes së angazhimit amerikan në këtë pjesë.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Zhvillova një takim shumë pozitiv me ndihmëssekretarin e Shtetit për Europë dhe Euro-Azi, Wess Mitchel dhe zëvendësndihmës sekretarin e Shtetit, Hoyt Yee.
Rkonfirmuam bashkëpunimin dhe marrëdhëniet e shkëlqyera në mes dy vendeve dhe dy popujve në të gjitha fushat. Mbështetja amerikane për Kosovën do të vazhdojë të jetë edhe më e fuqishme dhe do të ketë angazhim më të madh të ShBA-ve në Kosovë dhe rajon.
Do të jemi në sintoni të plotë në çdo hap dhe veprim. Kalimi i Marrëveshjes së demarkacionit me Malin e Zi dhe fillimi i dialogut Kosovë - Serbi mbeten çështje kryesore.
Partneriteti dhe aleanca jonë strategjike është e palëkundur dhe e përjetshme”, ka thënë Ministri i Jashtëm Pacolli.