Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Mesazhi i Tillersonit për shqiptarët, serbët,kroatët...

Sekretari amerikan i shtetit Rex Tillerson ka deklaruar sot se SHBA-ja do të vazhdojë të punojë me partnerët në Bashkimin Europian për t’u siguruar stabiliteti, prosperiteti dhe demokracia në Ballkan. "Qytetarët e Ballkanit i porosisim. hiquni nga armiqësitë tuaja në mënyrë që paqja të jetë e qëndrueshme", citojnë medie serbe të ketë thënë Tillerson, transmeton Koha.net.

Ai ka thënë se popujt ballkanikë kanë shansin të krijojnë një kurs të ri historik dhe se “vijat e gjakut nuk duhet të jenë më vija të luftës".

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Tillerson ka shtuar se SHBA-ja dhe bota shohin gjenerata të reja të serbëve, kroatëve, shqiptarëve, boshnjakëve dhe të tjerëve “të cilët do ta falin të kaluarën, madje edhe nëse nuk mund ta harrojnë kurrë atë”.