Shaip Havolli, drejtori i Agjencisë Kundër Korrupsionit është takuar me udhëheqësen e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Sipas njoftimit nga AKK-ja, Havolli njoftoi Apostolovan për mandatin e agjencisë që ai udhëheq dhe për punën e prioritetet e këtij institucioni drejt fuqizimit të mekanizmave kundër korrupsion në vend për të qenë sa më efikas në parandalimin dhe luftimin e korrupsionit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoApostolova, sipas njoftimit, ka konfirmuar mbështetjen e vazhdueshme që do ta ketë në të ardhmen për AKK-në.
“Apostolova vlerësoi rezultatet dhe punën e Agjencisë dhe njëkohësisht konfirmoi mbështetjen e vazhdueshme që do ta ketë në të ardhmen Agjencia Kundër Korrupsionit dhe shprehu gatishmërinë për thellimin e bashkëpunimit me qëllim të realizimit të politikave efikase për parandalimin dhe luftimin e korrupsionit”, thuhet në njoftim.