Për kreun e Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri, burgosja e sërishme e Albin Kurtit dhe Donika Kadaj Bujupit, siç ka thënë ai, për shkak se dolën për t’ua uruar qytetarëve fitoren, është përndjekje.
“Dhe prapë nga një trup gjykues i cili është i kontestuar. Kryetarja e Gjykatës Themelore të Prishtinës asnjëherë nuk iu është përgjigjur kërkesës së katër deputetëve, Albulena Haxhiu, Donika Kadaj-Bujupi, Albin Kurti dhe Faton Topalli, për ta zëvendësuar këtë trup gjykues të drejtuar nga Beqir Kalludra, duke e kontestuar kapacitetin e tij për të qenë i paanshëm në këtë rast. I njëjti gjykatës i ka dënuar katër aktivistë të Lëvizjes me 21 vjet e gjysmë burg pa kurrfarë baze në një vendim skandaloz gjyqësor”, ka thënë Ymeri.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Rrjedhimisht edhe burgosja e së premtes edhe kjo që ndodhi sot janë të paligjshme, sepse trupi i kontestuar gjykues nuk ka të drejtë të marrë asnjë vendim përderisa nuk trajtohet çështja e kontestimit”, ka shtuar më pas Ymeri, derisa ka shtruar edhe pyetjen se “e si mundet të shqiptojë drejtësi një gjykatës që merr vendime jashtëligjshëm?”
“Liri për deputetët. Liri për aktivistët. Drejtësi për Astritin”, ka përfunduar prononcimin e tij në Facebook Ymeri.