Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Shteti shpërfill të rinjtë me potencial të jashtëzakonshëm intelektual

Para pesë vjetësh Elvire Bushi nga Hani i Elezit e kishte nominuar vajzën e saj që të bëhej pjesë e Institutit Ndërkombëtar për Inteligjencë të Jashtëzakonshme (ATOMI) që është e vetmja organizatë në Kosovë që merret me identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve dhe të rinjve me potencial të jashtëzakonshëm intelektual.

Këtë veprim e kishte marrë pasi e kishte vërejtur se vajza e saj ka inteligjencë të lartë, shkruan sot Koha Ditore.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ajo thotë se nuk kanë pasur kurrfarë përkrahjeje nga shteti për fëmijën e saj. Megjithatë Bushi thekson se Atomi ia hapi dyert vajzës Arbonita, e cila tashmë vazhdon studimet në Amerikë.

“Shteti e as komuna nuk i ka ofruar asnjë përkrahje. Atomi ua ka hapur mundësinë të gjithëve që kanë dashur ta testojnë veten dhe pas nominimit ajo është pranuar. Më pas Atomi e ka udhëzuar që të aplikojë në UWC shkollat (kolegjet për botën e bashkuar), ku është pranuar dhe ka shkuar dy vjet në Holandë e më pas në Amerikë, ku është në vitin e dytë të studimeve. Vajza studion Ekologji Njerëzore, bile i është imponuar të shkojë në drejtim jo aq të preferuar vetëm për shkak se në tjerat është dashur të participojnë e ne nuk kemi pasur mundësi ta përkrahnim financiarisht”, ka treguar ajo, duke thënë se vajza e saj 20-vjeçare njëkohësisht punon që t’i financojë studimet.

Projekti Atomi funksionon që nga viti 2011 dhe është i vetmi mekanizëm dhe program për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve dhe të rinjve me këtë potencial... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)

Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.