Përvjetori i 105-të i pavarësisë së Shqipërisë është shënuar edhe në Pragë të Republikës Çeke.
Shumë personalitete të njohura, përfshirë diplomatë, akademikë, njerëz të artit e biznesit në Çeki morën pjesë në pritjen që dha ambasadori i Shqipërisë në Pragë, Riza Poda.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoMes të ftuarve në këtë ceremoni për Festën e Flamurit ishte edhe Presidenti i Senatit të Parlamentit Çek, Milan Stech, shkruan TCH.
Të ftuarit u pritën në sallën kryesore të “Zofin Palace”, ndërsa Himni i Flamurit u interpretua nga këngëtari Kastriot Tusha. Në Festën e Flamurit në Pragë nuk kanë munguar edhe “Sazet e Përmetit”. Shqipëria dhe Çekia i vendosën marrëdhëniet diplomatike 95 vite më parë.