Në kuadër të Ministerialit 34-të të Konferencës së Frankofonisë, që po i zhvillon punimet e saj në kryeqytetin francez, Paris, zëvendëskryeministri i parë dhe Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Behgjet Pacolli, ka zhvilluar takime të shumta me homologë të tij dhe përfaqësues të tjerë të nivelit të lartë, nga shtete njohëse dhe jo-njohëse të Republikës së Kosovës.
Përkitazi më këtë, zëvendëskryeministri dhe Ministri i Jashtëm, Pacolli ka zhvilluar takime të ndara me Ministrin për Marrëdhënie me Jashtë dhe Bashkëpunim Ndërkombëtarë të Burundit, Togos, CapeVerde, Tunizisë, Ministra të Ngarkuar dhe të Deleguar nga Republika Demokratike e Kongos, Republika Qendrore Afrikane, GunieaBissau, të Dërguarin e Posaçëm të Presidentit nga Republika e Guinesë, përfaqësues të lartë nga Qeveria e Seychelles, Ministrin e Shtetit në Ministrinë për Evropë dhe Marrëdhënie me Jashtë të Francës dhe përfaqësues të tjerë nga shtete të ndryshme pjesëmarrëse, thuhet në njoftimin e MPJ-së.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit të MPJ-së, në kuadër të këtyre takimeve, Ministri i Jashtëm, Pacolli, në emër të Republikës së Kosovës dhe qytetarëve të saj ka ri-përsëritur kërkesën për njohje ndaj homologëve të vendeve, që nuk e kanë njohur Kosovën, ka ri-konfirmuar marrëdhëniet e mira dhe miqësore me përfaqësues të shteteve, që tashmë e kanë njohur vendin tonë, duke i kërkuar vazhdimin e mbështetjes së mëtutjeshme të integrimit të Kosovës në komunitetin ndërkombëtarë, ndërkohë që ka kërkuar edhe vendosjen e marrëdhënieve diplomatike me ato vende, që Kosova nuk ka vendosur ende.