Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

OVL e UÇK-së dekoron me mirënjohje Bashkësinë Islame të Maqedonisë

Me rastin e 20 vjetorit të daljes në skenë të UÇK-së, Organizata e veteranëve të luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka dekoruar me Mirënjohje Bashkësinë Fetare Islame në Republikën e Maqedonisë.

Sipas njoftimit të kësaj të fundit, kjo është bërë në shenjë mirënjohje për kontributin e saj që e ka dhënë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Me këtë akt respekti, edhe një herë konfirmohet roli dhe ndihma e BFI-së nën udhëheqjen e Reisul Ulemase H. Sulejman ef. Rexhepi, që e dha në çlirimin dhe në avansimin e çështjes shqiptare ne viset etnike. Dekoratën Reisul Ulemasë ia ndau Kryetari i veteranëve të UÇK së Kosovë, Hysni Gucati në ambientet e Komunës së Tetovës”, thuhet në njoftim.