Presidentja e Dhomave të Vecanta, Ekaterina Trendafilova i është gëzuar transmetimit direkt i asaj çfarë do të ndodhë në gjykatore.
Në një intervistë për Rubikon të KTV-së ajo ka thënë se përvojat e kaluara ia kanë vërtetuar se kjo është një praktikë e duhur.“Për mua ka rëndësi që të kemi edhe transmetim direkt, të asaj çfarë po ndodh në gjykatore dhe besoj shumë në këtë, bazuar në përvojat e shkuara edhe njerëzit e zakonshëm, jo ndryshe nga ne, por ata jo të edukuar në fushën juridike edhe ata kanë sens të drejtësisë. Ne kishim raste në institucione të ndryshme, me ç’rast njerëzit nuk kuptonin mirë rastin., ligjin, kishin paragjykime, disa kishin agjenda, në fund ajo çfarë ndodhte në gjykatë, me gjithë respektin ndaj palëve dhe mundësisë që i është dhënë mbrojtjes, për të shkatërruar dëshmitë që kishte Prokuroria, mund të imagjinoni se si gjithçka ndryshoi në mënyrë pozitive”, përfundoi ajo.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo