Deputeti i PDK-së, Memli Krasniqi ka treguar arsyet e lëshimit të seancës plenare të Kuvendit të Kosovës.
Ai ka thënë se partia shpreh indinjatën lidhur me raportimet për një qasje diskriminuese të EULEX-it ndaj ish-ushtarëve të UÇK-së, raporton KTV.
“Ish-kryetari i gjyqtarëve ka deklaruar zyrtarisht se EULEX-i ka pasur qasje selektive... madje ka përfshirë edhe gjyqtarin e Drenica 2. Për neve është e papranueshme dhe jo profesionale”, ka thënë deputeti Krasniqi.
“Ne kërkojmë urgjentisht nga udhëheqësit e EULEX-it që t'i japin Kuvendit një përgjigje të detajuar për këto pretendime kaq serioze. Këto duhet të marrin përgjigje të plotë. Duhet të dihet e vërteta. Si shprehje e protestës ne sot do të lëshojmë sallën e Kuvendit. Propozojmë që seanca e sotme të vazhdoj nesër në orën 10:00. Ftojmë të gjithë deputetët të na bashkëngjiten”, ka shtuar ai.
-
Veç 24 orë mund të zgjasë “hidhërimi” i mazhorancës me EULEX-in, LDK e VV përplasen për SHIK-un
-
Krasniqi: Ka shqetësime serioze, pasi Specialja i pranoi provat e dërguara nga Serbia
-
Krasniqi: Jam zgjedhur deputet 7 herë radhazi, situatë më absurde se tash s’ka pasur
-
Masa e përkohshme, Krasniqi: Kushtetuesja kishte një arsye që nuk mund ta paragjykoj
-
Krasniqi: Situata mund të ndryshojë nëse kryeministri e ministrat japin dorëheqje