Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Lumezi takohet me kryeprokurorin e Karolinës Veriore

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur sot në një takim, Kryeprokurorin e Shtetit nga Karolina e Veriut, Robert J. Higdon.

“Lumezi e ka njoftuar kryeprokurorin Higdon me punën dhe të arriturat e Prokurorit të Shtetit dhe të sistemit prokurorial, e në veçanti me të arriturat e këtij Institucioni në luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe terrorizmit si dhe ka thënë se sfidë kryesore e institucionit që e udhëheq, mbetet luftimi i dukurive të këqija si, luftimi i korrupsionit, krimit të organizuar, krimeve ekonomike, terrorizmit dhe krimet e luftës”, thuhet në komunikatën e Këshillit Prokurorial të Kosovës.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Po ashtu, gjatë këtij Lumezi e Higdon kanë biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit në mes Prokurorit të Shtetit dhe shtetit të Karolinës, në fushën e hetimit të krimit financiar, luftën kundër krimit transnacional, si dhe për rritjen e bashkëpunimit ndërkombëtar në fusha të ndryshme me autoritetet e shtetit të Kalifornisë.

Ndërkaq, Higdon ka ofruar mbështetjen dhe ka shprehur gatishmërinë e tij dhe të vendit të tij, për ta ndihmuar Prokurorin e Shtetit dhe sistemin prokurorial të Kosovës me qëllim të rritjes së efikasitetit të këtij sistemi.