Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj i zotohet Nashit për luftë kundër krimit e korrupsionit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti në takim zyrtarin kryesor operues të MCC-së, Jonathan Nash, me të cilin bisedoi rreth lansimit të sotëm të Fondacionit Kosovar të Mijëvjeçarit, si dhe çështje tjera që kanë të bëjnë me implementimin e tij.

Haradinaj me këtë rast falënderoi Jonathan Nash dhe SHBA-në për kontributin e gjithanshëm që kanë dhënë dhe vazhdojnë të japin për popullin dhe shtetin e Kosovës, duke thënë se Qeveria e Kosovës do të punojë fuqishëm në luftën kundër krimit dhe korrupsionit, fuqizimin e sundimit të rendit dhe ligjit, përshpejtimin e projektit të Termocentralit “Kosova e Re”, dhe aspekte tjera me rëndësi për vendin.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Populli i Kosovës do të jetë përherë mirënjohës për ndihmën që populli amerikan dhe SHBA-ja kanë dhënë për Kosovën”, tha kryeministri.

Zyrtari kryesor operues i MCC-së, Jonathan Nash, sipas komunikatës për media të kryeministrisë, falënderoi kryeministrin Haradinaj për pritjen, duke vlerësuar përkushtimin e tij në agjendën shtetërore.

Më tej, Nash tha se ndihet mirë që ishte i pranishëm në lansimin e Fondacionit të Korporatës së Mijëvjeçarit në Kosovë, dhe vlerësoi se “Qeveria e Kosovës ka qenë partner në këtë rrugëtim duke mirëpritur thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit”.

Kujtojmë se Kosova kishte shansin që të fitonte rreth gjysmë milioni euro, por në fund, për shkak të mungesës së rezultateve konkrete në luftën kundër korrupsionit MCC vendosi që ta lë Kosovën në pakon që i ndanë asaj rreth 50 milionë euro.