Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Amerikanja “i shpëton trafikimit” në Kosovë

Përpjekja e supozuar e një kosovari për të trafikuar një tinejxhere amerikane ka përfshirë FBI-në dhe është bërë lajm në SHBA.

Stephanie dhe John Baldwin thonë se u shokuan kur një fqinj u tha se vajza e tyre ishte në një lidhje online dhe planifikonte të ikte për në Kosovë, pa u treguar prindërve.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Mackenzie e kishte bërë gati pasaportën dhe 5000 dollarë të kursyer për të ikur me njeriun që e kishte takuar online.

“E doja vetëm atë. Isha e obsesionuar pas tij. Sikur të më kishte droguar”, ka rrëfyer Mackenzie Baldwin.

Njeriu që po e nxiste online quhej Adem dhe po i dërgonte letra romantike amerikanes. Në njërën prej tyre i kishte shkruar: E di që nganjëherë e ke të vështirë, por jo në zemrën tënde, sepse Allahu të mbron.

Vajza kishte bërë gjithçka që t’u ikte dyshimeve të prindërve të saj, duke përdorur Facebook të rrejshëm.

Por, kur prindërit nisën dyshimet, ata kontrolluan dhomën dhe veturën e saj. Ata i kapi paniku që meqë Mackenzie sapo i kishte bërë 18 vjet, do të ikte. Prandaj, e ftuan FBI-në për ndihmë.

Forca amerikane e rendit e organizoi një intervenim të rrejshëm për të frikësuar tinejxheren dhe i thanë se ishte në rrezik. Dhe e bindën.

“Personalisht, besoj se qëllimi i tij ishte të më trafikonte seksualisht. Kjo është ajo që mendoj”, tha Mackaenzie.

Çifti Baldwin thotë se FBI-ja u ka thënë se në atë pjesë të botës, duke iu referuar Kosovës, vajzat jo vetëm që trafikohen për seks, por edhe për t’ua marrë organet.

Pasi thonë se e shpëtuan vajzën e saj, prindërit e Mackenziet shkruan një libër “Almost Gone”, ose ‘Për pak iku”.

Tani vajza nuk ka më kontakte me Ademin e FBI-ja thotë se nuk mund të bëjë asgjë më shumë, pasi që asgjë kriminale nuk ndodhi.