Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Britania e Madhe përkrah ndryshimin e formatit të UNMIK-ut

Ambasadori britanik në OKB, Matthew Rycroft ka mbështetur nismën e Shteteve të Bashkuara, Francës dhe Kosovës për të ndryshuar formatin e misionit të OKB-së në Kosovë.

“Është koha që UNMIK të punojë më pak, e jo më shumë", tha diplomati britanik, duke shtuar se Britania ishte e zhgënjyer, pasi një iniciativë e tillë nuk gjen mirëkuptimin e palëve tjera, raporton KP.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Ndërsa zëvendësambasadori kinez pranë OKB-së, Vu Haitao u bëri thirrje palëve të përfshira “në procesin e zgjidhjes së krizës në Kosovë” që të përmbahen nga retorika e ndezur, duke theksuar se Rezoluta 1244 është një kuadër i shkëlqyeshëm për dialog.