Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Moti sot dhe nesër

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar për motin që do të mbajë këtë vikend.

Në njoftimin e tyre thuhet se gjatë këtyre dy ditëve do të mbajë mot i ndryshueshëm. Të shtunën si pasojë e vranësirave të dendura dhe jostabile të cilat do ta mbulojnë pjesën më të madhe të vendit priten reshje të intensitetit mesatar.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Vlerat minimale të temperaturave do të lëvizin ndërmjet 4-6 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 12-14 gradë Celsius.

Sipas Institutit Do të fryjë erë nga drejtimi i jugperëndimit me shpejtësi deri 8m/s.Në javën tjetër pritet të ketë kushte tjera meteorologjike, ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstremale dhe reshje shiu e bore.