Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Ekzekutohet vendimi për pagat e veteranëve të UÇK-së

Ministria e Financave, njofton veteranët e lutës të cilët marrin pagesa nga Buxheti i Republikës së Kosovës, se sot ata do të marrin pagat.

“Njoftojmë veteranët e luftës se pas dekretimit të Ligjit të Rishikimit Buxhetit nga Presidenti i Republikës së Kosovës Hashim Thaqi, Ministria e Financave sot ka bërë ekzekutimin e pagave për këtë kategori”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Shuma e përgjithshme e transferit të mjeteve financiare përfshin edhe pagesën retroaktive për muajin Gusht, Shtator dhe Tetor 2017.

Mjetet pritet të jenë në llogari të veteranëve brenda ditës së sotme.