Koalicioni me AKR-në i ka siguruar matematikisht fitoren Shpend Ahmetit.
Pikëpyetje sipas opinionistit Fisnik Halimi mbetet reagimi i elektoratit.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNë Rubikon të KTV-së ai ka thënë se një fitore e tillë nuk është e sigurt edhe politikisht.
“Jo edhe politikisht. Tash do të duhet parë reaksionin e publikut në njërën anë”, ka thënë ai.
Përball tij, gazetari nga Koha Ditore, Bekim Kupina i kujton atij shtrirjen e AKR-së në rajonin e Gollakut.
“Po harron shtrirjen e AKR-së në rajonin e Gollakut, e që i bie se tradicionalisht rajoni Gollakut është me elektorat të dominuar të LDK-së”, ka thënë ai.
Një gjë të tillë e kundërshton Halimi duke i thënë se kjo praktikë ka ndryshuar dy vitet e fundit, pasi ky rajon ka marrë kahe drejt Vetëvendosjes.
Sipas tij, kthesën në rezultatin e 22 tetorit në Prishtinë e bëri Rrahim Pacolli.
“Do të jemi dëshmitarë të një fenomeni të quajtur ‘Rrahimizëm’”, ka thënë ai.
Halimi nuk e sheh Pacollin pjesë të qeverisjes së ardhshme në rast të fitores.
Sipas tij, koalicioni është vetëm një shpërblim nga ana e Pacollit për ata që e mbështetën në këtë kandidaturë.
