Lojëra, argëtime, panairi i biznesit, karnavalet, Bienalja e Akuarelit me 400 artistë të huaj, ishin këto vetëm disa nga aktivitetet e zhvilluara paraditen e sotme në Tiranë.
Si një ogur i mirë në kuadër të simbolikës së ditës së verës, aktivitetet nisën me përurimin e “Pazarit të ri” nga kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoBashkia e kryeqytetit, me një program të veçantë solli në vëmendje fëmijët e talentuar në pikturë. Në këndin e fëmijëve piktorë, prindër, të rinj e fëmijë patën mundësi të shijojnë momente të të pikturuarit në natyrë të hapur, pranë “Pazarit të Ri”. Po kështu në këto ambiente u shfaqën edhe numra të baletit klasik për fëmijë, të pranishëm ishin edhe instrumentistë dhe këngëtarë të muzikës folk.
Tek Bulevardi “Dëshmorët e Kombit” u zhvillua koncert festiv për fëmijë. Rreth 2400 të rinj dhe qytetarë zhvilluan “Flash Mob të dancit sportiv, në ambientet e Bulevardit nga Ministria e Brendshme deri në fillim të ish-Hotel Dajtit. Po kështu panairi i policisë për të gjithë qytetarët u zhvilluar tek sheshi që përfshin nga Ministria e Brendshme deri në fund të Galerisë së Arteve.
Në lulishten e sheshit “Skenderbej u zhvilluan numra akrobatike nga cirku kombëtar. Tek parku rinia, në hapësirën e gjelbër u zhvillua këndi i lojrave për fëmijët e kryeqytetit por jo vetëm.
Paralelisht, që nga ora 10.00 u zhvillua Bienalja e 2-të Ndërkombëtare e Akuarelit tek piramida. Ndërsa tek Parku i Liqenit artificial, bashkia organizoi një sërë aktivitetesh sportive për fëmijë por jo vetëm .
Në liqenin e Tiranës, janë vënë në dispozicion varka, skaf, kanoe, për demostrim nga profesionistët dhe qytetarë e apasionuar pas këtyre sporteve.
Këndi i piktorëve u zhvilluar edhe në hapësirat e parkut, ku çdo vit fëmijë të talentuar shfaqin botën e tyre artistike.
Një paradë emocionuese ishte ajo me veshje karnavalesh, ku nisja u bë nga fundi i digës për të përfunduar tek kryqëzimi i digës. Agjenda e aktiviteteve për kryeqytetasit do të vijojë deri në mesnatë.