Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka pritur në takim në zyrën e tij prindërit e Astrit Deharit, i cili vdiq një vit më parë në qendrën e paraburgimit në Prizren.
Haradinaj tha se është i interesuar për zbardhjen e këtij rasti dhe theksoi se premtimet e dhëna për rastin në fjalë shumë shpejt do të kthehen në veprime konkrete, raporton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Në takimin me prindërit e Astrit dhe Arbnor Deharit, Xhemile dhe Avni Dehari, bashkëbiseduam për koordinimin e veprimeve të mëtutjeshme për zgjidhjen e çdo paqartësie rreth rastit tragjik të Astrit Deharit. Të gjitha premtimet e mia për ndriçimin e rastit të Astritit, pas një kohe të shkurtër do të zëvendësohen me veprime konkrete, gjithnjë në konsultim me familjen Dehari”, tha Haradinaj në një postim në Facebook.