Gjykata Speciale për krimet e supozuara të UÇK-së, gjatë luftës së fundit në Kosovë ka bërë edhe një hap tjetër.
Përmes një njoftimi për media, thuhet se në kuadër të mandatit për mundësimin e procedurave të drejta dhe të sigurta, Dhomat e Specializuara të Kosovës garantojnë të drejtat themelore të të dyshuarve ose të akuzuarve për mbrojtje, si dhe ato të viktimave.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Për mbrojtjen e të dyshuarve ose të akuzuarve dhe për pjesëmarrjen e viktimave nevojiten mbrojtës kompetent”, thuhet në njoftim, teksa tregohet se me miratimin e Kryetares, gjykatëse Ekaterina Trendafilova, pas këshillimeve me gjykatësit, Administratorja, dr. Fidelma Donlon, sot nxori Direktivën për Mbrojtësit, e cila hyri në fuqi në ditën e publikimit të saj në faqen e Dhomave të Specializuara në Internet.
“Direktiva për Mbrojtësit përcakton kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve. Vetëm mbrojtës që i përmbushin kriteret për pranim në Listën e Mbrojtësve mund të emërohen ose të caktohen prej Administratores për përfaqësimin e të dyshuarve, të akuzuarve ose të një grupi viktimash. Rrjedhimisht, ftesa për dorëzimin e kërkesave për pranim në Listën e Mbrojtësve nga sot është e hapur”, thuhet në njoftim.
Kërkesat për përfshirje në: Listën e Mbrojtësve të Specializuar, i dërgohen Zyrës së Mbrojtjes të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në: [email protected]; Listën e Mbrojtësve të Viktimave, i dërgohen Zyrës së Pjesëmarrjes së Viktimave të Zyrës Administrative të Dhomave të Specializuara të Kosovës në adresën: [email protected].