Beograd, 1 nëntor – Nuk është më fshehtësi se doktrina ushtarake serbe, aftësia dhe fitoret në mbrojtjen e vendit gjatë bombardimeve të NATO-s më 1999 mësohen në gjithë botën, madje edhe nga njësitë e NATO-s.
Kështu është shprehur i dënuari i Tribunalit të Hagës për krimet e luftës në Kosovë, gjenerali në pension, Vlladimir lllazareviq, duke shtuar se pse Ushtria serbe, akademitë dhe eprorët e tashëm të mos mësonin dhe të dëgjonin për ato bëma e përvoja, raporton FoNet, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Kam qenë ushtarak dhe kam mbetur ushtar që ka mbrojtur atdheun e vet dhe atij do t’i shërbejë gjithmonë”, citohet të ketë deklaruar Llazareviq, ish eprori i lartë ushtarak i Ushtrisë së Jugosllavisë dhe komandanti i Korpusit të Prishtinës dhe i Zonës së Tretë Ushtarake (të Nishit) në periudhën e, siç e quan Beogradi – agresionit të NATO-s mbi Serbinë.
“Për lirinë dhe të ardhmen e Serbisë kanë dhënë jetën 568 bashkëluftëtarë, 568 Obiliqa (e ka fjalën për Millosh Obiliqin nga Lufta e Kosovës më 1389 - sqarim ynë) nga përbërja e Korpusit të Prishtinës, të cilët janë zhvendosur përgjithmonë në qiell, në amshim dhe pavdekësi...”, është shprehur Llazareviq.