Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

MPJ e Kosovës: Tërheqja e njohjes nuk ekziston

Jetlir Zyberaj, këshilltari i ministrit të Jashtëm, Behgjet Pacolli, e ka quajtur shpifje deklaratën e ministrit të Jashtëm të Serbisë, Ivica Daçiq, se Surinami e ka tërhequr njohjen e Kosovës.

Zyberaj ka thënë se tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Tërheqja e njohjes nuk ekziston si koncept në të drejtën ndërkombëtare. Pra është shpifje”, ka thënë ai për Koha.net.

Nuk është hera e parë që Daçiq jep deklarata të ngjashme lidhur me tërheqjen e njohjeve nga shtete të ndryshme për Kosovën.