Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Për shkak të punimeve në Merdare do të ketë ndërprerje të kohëpaskohshme të qarkullimit

Policia e Kosovës përmes një njoftimi informon të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës, e në veçanti ata të cilët shfrytëzojnë për qarkullim, respektivisht për kalim kufitar pikën kufitare Merdare që lidhë Republikën e Kosovës me Serbinë, lidhur me punimet që janë duke u kryer në këtë pikë kufitare.

“Në Pikën e Kalimit të Kufirit Merdare, nga data 01 deri 15 nëntor 2017, do të ketë kohë pas kohe ndërprerje të trafikut/qarkullimit për shkak të punimeve dhe mund të krijohen pritje më të gjata se pritjet normale të kalimit kufitar”, thuhet në njoftim, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Andaj me qëllim të shmangies së pritjeve të mundshme, informojmë të gjithë qytetarët që gjatë kësaj periudhe kohore mundësisht ti shfrytëzojnë pikat tjera të kalimit kufitar me Serbinë.

Policia e Kosovës edhe më parë ka njoftuar qytetarët lidhur me punimet që po zhvillohen në atë pikë kontrolli kufitar dhe me rrjedhën e qarkullimit në hyrje dhe dalje të vendit tonë, duke pas parasysh përqendrimin e njerëzve dhe automjeteve në këtë pikë kufitare.