Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Haradinaj: Qeveria së shpejti sjell planin për dialogun me Serbinë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se Qeveria e Kosovës së shpejti do të sjellë një plan për çështjen e dialogut me Serbinë, marrëveshjet dhe të gjitha çështjet me rëndësi.

Sipas tij, që nga ardhja në Qeveri kanë bërë kujdes të madh rreth dialogut dhe marrëveshjeve të arritura dhe me një afat të caktuar do të raportojnë në Kuvend.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

“Gjithashtu e kemi paraparë që të propozojmë një plan për pozicionin e Kosovës në të gjitha këto tema, pra jo të jetë pronë e Presidentit dhe Qeverisë por ta sjellim në Kuvend”, tha ai në seancën e Kuvendit të Kosovës, transmeton KP.