Murat Meha, kryeshef i Agjencisë Kadastrale të Kosovës (AKK), i ka shpëtuar ndjekjes penale edhe në shkallë të dytë. Gjykata e Apelit të hënën ka marrë vendim që ta hedhë poshtë aktakuzën kundër tij, si dhe ndaj dy zyrtarëve të tjerë të kësaj agjencie, Ismet Kryeziu dhe Nemanja Spasiq.
Që të tre vitin e kaluar janë akuzuar për keqpërdorim të detyrës zyrtare. Prokuroria beson se ata në bashkëkryerje e kanë penguar kompaninë SH.P.K. “Marigona Residence” për ushtrimin e veprimtarisë së saj, duke e vënë në pozitë të pabarabartë në raport me ligjin e zbatueshëm, shkruan sot “Koha Ditore”.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjykimi ndaj tyre ka filluar këtë vit dhe të akuzuarit janë deklaruar të pafajshëm.
Por pasi Meha dhe të tjerët e kanë kundërshtuar aktakuzën, shkalla e parë ka nxjerrë aktvendim dhe e ka hedhur poshtë atë. Ka konsideruar se nuk janë përmbushur elementet e veprës penale, pasi që nuk ka ekzistuar dashja për t`i sjellë dobi ndokujt... (më gjerësisht lexoni sot në “Koha Ditore”)
Gazetën Koha Ditore mund ta lexoni edhe online. Këtu mund të gjeni sqarimin se si mund të abonoheni.