Kryeministri i Republikës së Kosovë Ramush Haradinaj përkujton 14 vjetorin e Lumturimit të Nënë Terezës, nga Papa Gjon Pali i Dytë.
“Nëna Terezë, e shenjtëruar nga Papa Françesku vitin e kaluar, u bë mishërimi i dashurisë dhe paqes në botë, është njëherësh simbol botëror i flijimit të njeriut për njeriun. Nëna Terezë do të jetë gjithnjë frymëzuese për njerëzit e mirë dhe për vepra kulmore humane, veçanërisht për shqiptarët dhe Kosovën”, ka thënë Haradinaj në mesazhin e tij.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo“Dita e Lumturimit të Nënës Terezë duhet të na shërbejë si ikonë që të jemi më të përkushtuar për të ndërtuar një botë më të mirë për fëmijët tanë”, ka shtuar më tej ai.