Ministri i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Nenad Rikallo ka takuar ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie, me të cilin ka biseduar për zhvillimet e deritanishme në sektorin e bujqësisë dhe zhvillimit rural, si dhe për objektivat e ministrisë për vitet e ardhshme.
Rikallo falënderoi ambasadorin për mbështetjen që Qeveria e SHBA-së i ka dhënë Kosovës në të gjitha fushat, e me fokus të veçantë në bujqësi dhe zhvillim rural.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoAi me këtë rast e ka njoftuar ambasadorin lidhur me programet mbështetëse të Ministrisë për vitin e ardhshëm, të cilat tashmë janë duke u hartuar, ku përmes të cilave ministri theksoi se do të gjejnë mbështetje fermerët e gjithë territorit të Kosovës.
Ministri i Bujqësisë shprehu përkushtimin për thellimin e bashkëpunimit mes MBPZHR-së dhe ambasadës amerikane në mbështetje të zhvillimit dhe fuqizimit të sektorit të bujqësisë.