Kosova nis përgatitjet për mbylljen e misionit të BE-së në Kosovë, EULEX.
Ministria e Drejtësisë ka intensifikuar hapat për bartjen e kompetencave në aspektin e Mjekësisë Ligjore nga EULEX-i tek institucionet e Kosovës, raporton KTV.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoQeveria tashmë ka miratuar kërkesën e saj për themelimin e Institutit të Mjekësisë Ligjore.
Në një intervistë për KTV-në, ministri Abelard Tahiri, është zotuar se do të përzgjedhin njerëzit adekuatë në krye të Institutit dhe se do të ketë prioritet punën për bartjen e kapaciteteve nga departamenti i Mjekësisë Ligjore te vendorët.
Organogrami parasheh rritjen e stafit të këtij Instituti për 10 persona, derisa do të vazhdojnë t’i shfrytëzojnë kapacitetet e EULEX-it tek ekspertët e antropologëve, deri në përfundimin e shkollimit të 2 ekspertëve të tillë, që po mundësohen nga Mbretëria e Bashkuar.
Ministri ka folur edhe për një koordinim mes Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Zyrës për të pagjeturit në Qeverinë e Kosovës, derisa ka theksuar se roli i kësaj të fundit është politik dhe assesi nuk mund të zëvendësojë rolin e Institutit në çështjen e zhvarrimeve.
Departamenti për Mjekësi Ligjore i EULEX-it aktualisht ishte i inkuadruar në kuadër të Institutit të Mjekësisë Ligjore, bazuar në ligjin për Mjekësi Ligjore.
Në dispozitat kalimtare të tij parashihej që ekspertët e EULEX-it të punonin së bashku me vendorët, me qëllim të zhvillimit të kapaciteteve vendore dhe për të siguruar që Instituti i Mjekësisë Ligjore ka ekspertë të mjaftueshëm të trajnuar mirë që janë në gjendje të ofrojnë ekspertizë mjeko –ligjore, duke i plotësuar standardet ndërkombëtare dhe praktikat më të mira evropiane.