Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Eskalojnë raportet mes Turqisë e Holandës

Ministria e Jashtme e Turqisë, si kundërpërgjigje për pengimin e ministrave turq nga Holanda, që të marrin pjesë në aktivitetet rreth referendumit për ndryshimet kushtetuese në vend, në një deklaratë duke iu drejtuar autoriteteve të Holandës, thekson: “Njoftojmë se nuk dëshirojmë që të kthehet për një periudhë në detyrën e tij ambasadori i Holandës i cili ende ndodhet me leje jashtë Turqisë”.

Ndërkaq, autoritetet turke e kanë rrethuar ambasadën dhe konsullatën holandeze, kanë thënë për Reuters burime nga ministria e Jashtme turke, në kohën kur raportet mes dy vendeve kanë eskaluar, transmeton Koha.net.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Turqia e ka mbyllur edhe rezidencën e ambasadorit holandez, zyrën ndërlidhëse dhe konsullatën e përgjithshme.

Më herët, ministrja turke për Familjen, Fatma Betul Sayan Kaya, është bllokuar nga policia holandeze që të hyjë në konsullatën turke në Roterdam, ka raportuar “NOS News”.