Është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë, ka konfirmuar QKUK.
Pak ditë më parë në QKUK kishte vdekur një foshnje 15-muajshe, ndërsa tani ka vdekur një 37-vjeçar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoSipas njoftimit zyrtar, viktima ishte nga komuna e Lipjanit dhe para dy muajsh ishte diagnostikuar me turberkuloz, ndërkohë qe më shumë se dy javë ishte i diagnostikuar me fruth dhe ndodhej në Klinikën Infektive.
“Ju konfirmoj se sot rreth orës 13:30, është shënuar viktima e dytë nga fruthi në Kosovë. Viktima e moshës 37 vjeçare nga komuna e Lipjanit, para 2 muajsh ishte diagnostifikuar me tuberkuloz, ndërkohë qe më shumë se 2 javë i diagnostifikuar edhe me fruth, ndodhej në Klinikën Infektive. Përkundër kujdesit intensiv të vazhdueshëm dhe reanimimit nga stafi Klinikës Infektive, ai nuk mundi të mbijetojë, me që gjendja ishte shumë e rëndë”, thuhet në njoftimin nga QKUK.