Fituesi i zgjedhjeve në Austri, Sebastian Kurz, e ka falënderuar kryetarin e LDK-së, Isa Mustafa, i cili e ka uruar atë për fitoren në zgjedhje.
Mustafa, në rrjetet sociale e ka uruar Sebastian Kurzin dhe Partinë Popullore Austriake (ÖVP), duke theksuar se fitorja e tyre është lajm i mirë për Evropën, duke kërkuar njëkohësisht përkrahjen e mëtejme të Austrisë për Kosovën.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKancelari i ardhshëm i Austrisë, Sebastian Kurz dhe Partia Popullore Austriake, e kanë falënderuar kryetarin Mustafa për urimet përmes rrjetit social Twitter.

Gjatë fushatës elektorale, Sebastian Kurz, në profilin e tij në Facebook, ka plasuar një video deklaratë mbështetëse të kryetarit Isa Mustafa dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha, ku flitej për kontributin e Kurz për zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.
LDK-ja është anëtare e EPP-së së bashku me ÖVP-në Austriake dhe shumicën e partive të qendrës së djathtë të Evropës.