Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, priti sot në takim ish-ministrin e Punëve të Jashtme të Kanadasë, Lloyd Norman Axworthy, i cili ishte ministër gjatë kohës së periudhës së krizave në Kosovë.
Haradinaj e vlerësoi lart përkrahjen e Kanadasë në konsolidimin e shtetit të Kosovës. Ai tha se Kanadaja, si shtet mik, ka pasur një rol aktiv në momentet më të rënda për Kosovën, por ka qenë prezent, po ashtu, me trupat e saj në Kosovën e pasluftës.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoKryeministri e informoi mysafirin me gjendjen e përgjithshme në Kosovë, me prioritetet e Qeverisë dhe rreth lehtësirave që do të krijohen në këtë mandat, për t’u hapur rrugë investitorëve potencialë.
Kreu i ekzekutivit tha se “Kosova ka pozicion strategjik, infrastrukturë të kënaqshme, dhe pesë kryeqytete tjera janë në distancë shumë të shkurtër nga Prishtina”. Ai përmendi edhe popullatën e re që ka Kosova, “që do të thotë se ka edhe fuqi punëtore, ndërsa në portin më të madh në Shqipëri mund të arrihet për pak orë”.
Kryeministri i Kosovës dhe ish-ministri kanadez diskutuan për shumë çështje, nga fusha e ekonomisë, investimeve, rendi dhe ligji, energjia dhe rëndësia e mbrojtjes së ambientit.