Ramush Haradinaj, priti sot në takim inxhinierin e naftës, afaristin dhe humanistin amerikan, Benito Mares, me bashkëpunëtorë, të cilët e njoftoi për interesimin e Kosovës për të qenë pjesë e Tubacionit Trans Adriatik (TAP), si degë e korridorit të gazit jugor nga Azerbajxhani përmes Turqisë deri në Shqipëri.
Kryeministri Haradinaj ka vlerësuar lartë punën humanitare të afaristin nga Kolorado e SHBA-së në Kosovë, i cili ka bashkëfinancuar fazën e dytë të kompleksit përkujtimor për UÇK-në në Marinë, por edhe i disa veprimtarive tjera të sfondit humanitar.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoNaftëtari Mares tha se ka marrë iniciativën që të bëhet studimi i fizibilitetit të TAP që Kosovës nuk i kushton para, por vetëm mbështetje administrative nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.