Sot e 18 vjet më parë, u themelua Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.
Sot, në shënimin e 18 vjetorit të themelimit, ambientet e punës së QKRMT u vizituan nga një grup nxënësish të SHFMU ‘Naim Frashëri’ në Prishtinë, njofton kumtesa, transmeton Koha.net.
Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.
Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.
Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj KontribuoGjatë kësaj vizite, nxënësit panë nga afër punën e QKRMT-së, dhe morën njohuri bazike për grupet e margjinalizuara të shoqërisë siç janë: të mbijetuarit e torturës, të mbijetuarit e dhunës seksuale, personat e privuar nga liria etj. Qëllimi i kësaj vizite ishte, familjarizimi i nxënësve (gjenerata e ardhshme e mbrojtësve të të drejtave të njeriut) me konceptet bazike mbi të drejtat e njeriut, si dhe vetëdijesimi i tyre mbi qasjen dhe trajtimin e këtyre grupeve shoqërore.