Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, tha se Serbia është partner i besueshëm i NATO-s, porse nuk do të ndryshojë pozicionin neutral të ushtrisë.
Në forumin e sigurisë në Beograd, Bërnabiq tha se Serbia ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm me NATO-n, porse qëndrimi i saj është i qartë: “Do të mbetet e përkushtuar për neutralitet ushtarak”.
“Synim i Serbisë është integrimi në Bashkimin Evropian, por integrim të suksesshëm nuk ka pa stabilitet rajonal”, tha Bërnabiq.
Duke folur për marrëdhëniet me Moskën, ajo tha se pretendimet se Serbia është më e afërt me Rusinë janë vetëm perceptime, por po ashtu theksoi se dy vendet kanë marrëdhënie të sinqerta dhe të hapura.
Si sfidë më të madhe për sigurinë, Brnabiq përmendi Kosovën dhe sulmet kibernetike./REL
-
Përkundër “presionit të madh”, Serbia refuzon t’i vërë sanksione Rusisë
-
Bërnabiq kërcënon me përdorim të Ushtrisë së Serbisë ndaj formimit të Ushtrisë së Kosovës
-
Serbia në mes të Evropës e Rusisë
-
Bërnabiq kundër Vulinit për deklarimet e tij rreth Kosovës dhe BE-së
-
Bërnabiq: Nuk e njohim Kosovën nëse është kusht për hyrje në BE