Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

Fillon protesta e veteranëve të UÇK-së

Dhjetëra veteranë të UÇK-së, janë mbledhur në sheshin Skënderbeu për të kërkuar pensionet e tyre, të cilat janë ndalur që nga gushti për shkak të mos shqyrtimit të buxhetit te Kosovës.

Për të mbuluar këtë skemë pensionale Qeveria Haradinaj tha se ka ndarë 26 milionë euro, raporton KTV.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Veteranët kanë kërkuar nga Qeveria që të mos nis implementimin e ligjit për kategorizimin e veteranëve.

Ata kanë akuzuar Hysni Gucatin se ka shitur certifikatat e veteranëve të luftës me çmimin prej 3 mijë eurosh.

Kjo është protesta e parë kundër Qeverisë Haradinaj.

Protesta ka filluar në orën 11:00. Sipas njoftimit protestuesit janë nisur nga Skenderaj për në sheshin Skënderbeu, dhe janë në numër 270 deri në 300 veta.