Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën
Arbëri

7 të plagosur në Dyseldorf nga një kosovar dhe dy të vrarë në Basel

2 persona të vdekur dhe 8 të plagosur është bilanci i viktimave që pësuan në dy incidente të ndara në Dyseldorf të Gjermanisë dhe në Basel të Zvicrës, të enjten mbrëma, me ç’rast në të dyja këto ngjarje ishin të përfshirë shqiptarët.

Kosovari Fatmir H., 36-vjeçar me probleme mendore, ka plagosur me sëpatë 7 persona në stacionin kryesor hekurudhor në Dyseldorf, të enjten mbrëma.

Mbështete KOHËN. Ruaje të vërtetën.

Gazetaria profesionale është interes publik. Mbështetja juaj ndihmon që ajo të mbetet e pavarur dhe e besueshme. Kontribuoni edhe ju. 1 euro e bën dallimin.

Letër lexuesit — pse po kërkojmë mbështetjen tuaj Kontribuo

Policia e ka arrestuar atë dhe njoftoi se sulmuesi me prejardhje nga ish-Jugosllavia u arrestua derisa tentoi të arratisej nga vendi i ngjarjes. Me këtë rast, ai ishte lënduar dhe aktualisht është në spital.

Policia po ashtu njoftoi se nuk ka indikacione se sulmi ishte me prapavijë terroriste. Kjo për shkak se pas arrestimit, policia pat mundësi që ta merrte në pyetje Fatmir H.

Stacioni i trenave mbeti i mbyllur deri në një kohë të caktuar, derisa policia shtoi se nuk është në kërkim të edhe ndonjë sulmuesi tjetër. Dhe pak orë pas këtij incidenti, edhe një 80-vjeçar është sulmuar me sëpatë në një parking në Dyseldorf, ndonëse për këtë rast nuk ka më shumë të dhëna.

Gjermania është akoma nën alarm, pas sulmeve të ngjashme me sëpata dhe thika, ndonëse ishin terroriste, e që kulmuan me sulmin në tregun e Krishtlindjeve në Berlin.

E në një ngjarje tjetër, në Basel të Zvicrës, janë vrarë dy persona e një tjetër është plagosur rëndë.

Të dy viktimat dhe i plagosuri nga incidenti që po ashtu ndodhi të enjten mbrëma janë shqiptarë. Ata janë identifikuar dhe prokuroria ka dalë me të dhënat se bëhet fjalë për dy burra, njëri 28 dhe tjetri 39 vjeçar.

Sidoqoftë, edhe në këtë rast policia ka hequr dyshimet se bëhet fjalë për akt terrorist, derisa konsiderohet qërim hesapesh, meqë sulmuesi sipas dëshmitarëve dihej se kishte lidhje me bandat e drogës.

Për më tepër edhe pronari i kafenesë ku ka ndodhur vrasja është shqiptar nga Maqedonia.


7 të plagosur në Dyseldorf nga një kosovar dhe... by kohanet